Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ka sjellë progres “si kurrë më parë”.
Sipas tij, tash në fokus është zbatimi.
Lajçaku ka theksuar se masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës”.
“Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve, sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët”, ka thënë Lajçaku në një intervistë për mediumin amerikan “CNBC”.
Lajçaku ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve lidhet edhe me aspiratat e dy vendeve për në BE.
“Normalizimi do të varet gjithashtu, drejtpërdrejt dhe ngushtë me rrugën e Kosovës dhe Serbisë në BE. Kjo është leva më e fortë që kemi”, ka shtuar ai.
Lajçaku ka nënvizuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të brishta, për shkak të situatave të krijuara kohëve të fundit.