Zihet një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike në autobusin e linjës Gjermani – Kosovë

Sipas njoftimit të Doganës, autobusi ku janë zënë cigaret elektronike ka arritur të premten nga Gjermania në Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të premten në pikëkalimin kufitar në Merdar është zbuluar një sasi e konsiderueshme e cigareve elektronike të padeklaruara gjatë tentimit për kontrabandim.

Sipas njoftimit të Doganës, autobusi ku janë zënë cigaret elektronike ka arritur të premten nga Gjermania në Kosovë.

Sipas njoftimit, në pyetjen e oficerëve doganorë se a ka diçka për të deklaruar, shoferi është përgjigjur se ka sasi minimale.

“Oficerët doganorë kanë kërkuar hapjen e të gjitha bagazheve, derisa drejtuesi i mjetit ka deklaruar se bagazhet në pjesën e majtë të autobusit nuk hapen. Oficerët Doganorë, së bashku me Oficerët e Policisë, kanë hapur bagazhet, ku janë gjetur sasi prej 17,290 pako cigaret elektronike të shijeve të ndryshme, së bashku me 10,000 thithje (puffs) në sasi prej 20 ml secila, fillimisht në pjesën e majtë të bagazhit”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, ku thuhet se është gjetur edhe një sasi tjetër e cigareve elektronike.

“Pas kësaj, autobusi është selektuar për kontroll të vijës së dytë, respektivisht për kontroll detal. Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve. Drejtuesi i autobusit ka pranuar verbalisht se malli i takon atij. Tërë sasia është konfiskuar derisa veprimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë në përputhje me procedurat dhe rregulloret relevante të doganës”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika