Një e mitur, shtetase amerikane, ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh thuhet se ajo ka raportuar se dikush në rrugë e ka prekur në pjesë intime të trupit me forcë.
Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit”, thuhet në raport.