Janë zbuluar planet potenciale të kompanisë që do të avancojnë asistentin virtual Google Assistant përmes analizës së aplikacionit të Google për Android.
Sistemi i “Google Assistant’ do të mund të analizojë zërin e përdoruesit, e në këtë mënyrë do të përshpejtojë përgjigjen, pasi që zëri i përdoruesit dhe përdorimi i fjalëve do të identifikohen nga “Google Assistant”. Asistenti do të ketë qasje në serverët e Google dhe do të analizojë bisedat e përdoruesve.
Ky funksioni do të mundësojë avancimin, identifikimin e komandave dhe emrave të kontakteve.
Për shkak të privatësisë Google do të ofrojë opsionin për fikjen e identifikimit të zërit, nëse përdoruesi nuk dëshiron që zëri i tij të memorizohet.