Vritet ekonomisti, plagoset pronari i firmës së inerteve, forcat speciale rrethojnë vendin

Zëvendësdrejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka thënë se sulmi është kryer me armë automatike me breshëri plumbash. Sipas tij, shënjestër e atentatit ishte pronari i kompanisë e jo ekonomisti

FOTO:ABC-news

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte në fshatin Gurez të Kurbinit në Shqipëri.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se njësitet përkatëse kanë shkuar në vendngjarje dhe është rrethuar zona ku po vijohet me kontrollin e territorit.

“Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim, raporton ABC-news.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, ka thënë se sulmi është kryer me armë automatike me breshëri plumbash.

Sipas tij, shënjestër e atentatit ishte pronari i kompanisë.

Bëhet e ditur se në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale “Renea”.

Aktualisht, po hetohen dy pista – mosmarrëveshjet për biznesin apo hakmarrja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika