Një burrë ka raportuar në polici se një objekt ka qenë cak i një tentim vjedhjeje në fshatin Mazgit të Komunës së Obiliqit.
Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas raportit policor, viktima, roje në një depo ka raportuar se tre persona të dyshuar të panjohur e kanë lidhur të njëjtin e më pas janë futur me forcë brenda.
Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka dhe rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Viktima mashkull kosovar roje në një depo, ka raportuar se tre meshkuj të dyshuar të panjohur pasi e kanë lidhur viktimën, me forcë janë futur në depon të cilën ishte duke e ruajtur ai , por nuk dihet nëse është vjedhur diçka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.