Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Shkup të premten dhe të shtunën, ku janë mbledhur partitë simotra të Partisë Socialiste Evropiane (SPD).
Diskutimi kryesor i panelit ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë.
“Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe bashkëdrejtuesit e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, përfaqësues të lartë të partive simotra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.
“Gjatë këtyre takimeve, Kryeministrit Kurti ishte i shoqëruar nga Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LV-së, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku”, thuhet tutje në njoftimin e VV-së.