Një person ka humbur jetën sot teksa ka qenë në vendin e tij të punës në fshatin Qirez të Skenderajt.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vdekjen e personit në fjalë.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën. Viktima mashkull i moshës madhore. Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.