Një qytetari kosovar i është djegur vetura e tij me targa lokale.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 10 shkurtit në Zveçan.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Sipas njoftimit të policisë, rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është djegur vetura e tij me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.