Paraditen e së mërkurës, nga ora 10:00-14:00 dhe pasdite 16:30-22:00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.
Dhimbjen për vdekjen e Nishanit e shprehu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm në homazhe.
Në fjalën e tij, Berisha tha se ish-Presidenti ishte një “një qytetar shembullor, prind i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik”.
Automjeti me arkëmortin e ish-kreut të shtetit kaloi mbrëmjen e së martës në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ish-presidenti Nishani u nderua edhe nga forcat policore të Kosovës.
Arkëmorti u vendos në sallën e Presidencës “Skënderbeu” dhe të enjten pas orës 12:00, do të dërgohet për te varrezat e Sharrës.
Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.
Pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.
Për ndarjen e tij nga jeta, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nga mediat ndërkombëtare.
Trupi i pajetë i ish-Presidentit Nishani niset për në Shqipëri