Ish-koloneli i FSK-së: Nga nesër Serbia nis me skenarët me pasqyrime të rrejshme për pasojat e dinarit

Shoqata e Pensionistëve serbë ka thirrur për një protestë në Mitrovicën e Veriut, e cila është planifikuar të ndodhë nesër në ora 12:00, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me çështjen e dinarit, duke shfaqur përkrahjen e tyre për Listën Serbe. Ish-kolonelI i Forcave të Sigurisë të Kosovës, Afrim Veseli, ka shprehur shqetësimin për mundësinë e skenarëve të ndryshëm që mund të vijnë nga Serbia në lidhje me këtë çështje

Afrim Veseli, ish - kolonel i FSK-së

Shoqata e Pensionistëve serbë ka thirrur nesër protestë në ora 12 në Mitrovicën e Veriut, për çështjen e dinarit, në përkrahje të Listës Serbe

Mundësia për skenarë të ndryshëm nga Serbia është e madhe.

Kështu vlerëson ish koloneli i FSK-së, Afrim Veseli për Gazeta Blic.

Ai thotë se pas mbledhjes së KS të OKB-së, Serbia do të bëjë skenarë me popullatën civile në Kosovë, për të pasqyruar rrejshëm kinse pasojat që ka vendimi për dinarin te ata.

“Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së lidhur me vendimin e BQK-së dhe kritika që mori Kosova për herë të parë në këtë forum nga aleatët, tani Serbia dhe institucionet e saj të inteligjencës do të organizojnë skenarë të ndryshëm me popullatën civile në mbarë Kosovën, për të pasqyruar rrejshëm se si ky vendim po ka pasoja për popullatën serbe në Kosovë”, thotë ai.

Ai rithekson se vendimi i pakoordinuar me aleatët mund të na sjell telashe dhe se për t’i shmangur ato, Qeveria duhet ta shtyjë vendimin.

“Lidhur me këtë në fillim të këtij muaji kam deklaruar se duhet të jemi tepër të kujdesshëm, sepse ky vendim i pakoordinuar me aleatët do t’i nxjerrë telashe vendit tonë. Mendoj se për të dalë jashtë rrezikut që do të ballafaqohemi, qeveria duhet ta pranojë këshillën e aleatëve për shtyrje për 4 muaj të këtij vendimi të hyjë në fuqi”, vlerëson Veseli.

Sipas tij, në të kundërtën, nga nesër do të nisin skenarët e Serbisë, duke filluar me protestën e nesërme.

“Në të kundërtën ata pra që nga nesër me këtë protestë do të fillojnë skenar të ndryshëm, deri te ai gjoja largim masiv i serbëve nga Kosova me imazhe të kolonave të njerëzve, popullatës duke qarë, gjoja nga terrori i Kosovës ndaje tyre. Një vendim i mençur, i stopon 1000 skenarë të armikut”, deklaron ish koloneli Afrim Veseli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika