Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.