Mbi 3 mijë të huaj erdhën të punojnë në Kosovë gjatë 2023-tës, kryesojnë Turqia e Bangladeshi

Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023. Krahasuar me vitin 2022 ka pasur një rritje prej 22.4 për qind

ilustrim

Mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë vitit 2023.

Kjo u bë e ditur nga Instituti GAP, ku sipas statistikave, në këtë listë kryesojnë Turqia dhe Bangladeshi.

Kështu, 1,004 shtetas turq kanë marrë leje pune vitin e kaluar, 722 shtetas të Bangladeshit, 465 shtetas serbë e 440 nga Shqipëria. Ndërsa, numër më i ulët i punëtorëve është regjistruar nga Maqedonia e Veriut me 211 persona, 144 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70 nga Filipinet, 61 nga Gjermania, 43 nga Mali i Zi dhe 36 nga Italia.

Sipas GAP-it, krahasuar me vitin 2022 ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara për shtetasit e huaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika