Ibishi: Sipas shërbimeve të inteligjencës ka pasur tentim-atentat ndaj Kurtit dhe opozitarit serb

Sipas Ibishit, këto plane për atentat ndaj Kurtit - sa ishte në Shkup - pasojnë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ndikimit që ka pasur kjo mbledhje

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se shërbimet e inteligjencës e kanë konfirmuar se ka pasur tentim-atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe opozitar serb,  Dragan Gjilas.

Sipas Ibishit, këto plane për atentat ndaj Kurtit – sa ishte në Shkup – pasojnë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ndikimit që ka pasur kjo mbledhje.

“Mirëpo një është deklarimi i policisë, mirëpo ata më shumë merren me manifestimin kur ndodh rasti, kurse shërbimet e inteligjencës e kanë konfirmuar se ka pasur plan për atentat ndaj kryeministrit dhe ndaj një lideri opozitar serb, Dragan Gjilas.

Vjen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, edhe impakti që pati gjithë ajo. Normal edhe qëndrimi me zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në pjesën ligjore. Dhe ekstremistët serbë në bashkëpunim me uluradjathtistët maqedonas dhe prorusë kanë bërë përgatitjet e duhura… s’ka qenë një eskortë e zakonshme… kam pasur informacione se ka pasur tentonim për këto dy personalitete, Kurtin dhe opozitarin serb, që është në ndeshje të vazhdueshme për shkak të protestave…”, ka thënë Ibishi  në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Ibishi ka theksuar se janë në rrjedha të kërcënimeve që i bëhen lidershpit kosovar.

“Ne jemi në rrjedha të atyre kërcënimeve që bëhen ndaj lidershipit nga Kosovë nga ekstremistët serbë, direkt nga rrjete sociale. Por, edhe direkte, në kuptim të asaj që ato po përçohen në forma të ndryshme. Ka pasur kërcënime edhe ndaj kryeministrit edhe ministrit të Brendshëm e kryeparlamentarin… po edhe ata që janë kryetarë të komunave në veri, edhe për këtë ka pasur të dhëna të verifikuara”, ka shtuar më tej Ibishi.

 

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i ka mohuar raportimet e RTK-së se ka pasur tentim atentati ndaj Kurtit derisa ka qenë në vizitë në Shkup.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për Euronews-Albania.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika