Osmani takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së

Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë si dhe për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në takim u diskutua për raportet bilaterale dhe partneritetin e dalluar në aspektin e bashkëpunimit zhvillimor.

“Me këtë rast, presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16-vjetorit të pavarësisë, si dhe për hapat e institucioneve përkatëse, ndërlidhur me planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Sipas njoftimit, thuhet se ata kanë diskutuar edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika