Abrashi: Askush nuk e kontestoi Rregulloren e BQK-së për dinarin

Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është një vendim i drejtë dhe i domosdoshëm

Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, është një vendim i drejtë dhe i domosdoshëm.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Abrashi ka thënë se askush nuk e ka kontestuar parimësinë e këtij vendimi.

Ai thotë se euro është përforcuar si valutë zyrtare dhe si i vetmi mjet i këmbimit në Kosovë.

“Kryeministri Kurti e theksoi një gjë që BQK është një autoritet i pavarur. Albin Kurti e dimë që është shumë atraktiv për ndërkombëtarët, megjithatë BQK e ka autoritetin e vet kushtetues, i ka kompetencat e veta, dhe një rregullore e tillë është në kuadër të fushëveprimtarisë së BQK-së. Askush nuk e ka kontestuar parimësinë e këtij vendimi apo rregullore… çka është bërë përmes kësaj rregulloreje, është përforcuar euro si valutë zyrtare dhe si i vetmi mjet i këmbimit në Kosovë, por që nuk përmendet decidivisht ashtu siç na është krijuar përshtypja në fillim, dinari apo ndonjë valutë tjetër me atë idenë që po ndalohet me këtë rregullore”, tha ai.

Abrashi beson vendimi i BQK-së ka ndihmuar që të vështirësojë që në të ardhmen të hyjnë “thasët me dinarë” në Kosovë, me anë të cilëve, sipas Abrashit, janë financuar aktivitetet kriminale.

“Është vështirësuar, penguar, që në të ardhmen të vazhdojnë të hyjnë thasë me dinarë ku financohen aktivitetet kriminale, terroriste në Kosovë, siç ka ndodhur në të kaluarën. Një vendim i tillë është i drejtë, i domosdoshëm dhe shumë i vonuar”.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme që Kosova pas 20 viteve të hajë ‘flakaresh’ nga miqtë tanë ndërkombëtarë për shkak se ka marrë një vendim tashmë të vonuar dhe një vendim që është dashur ta marrë shumë më herët. Kjo është fatkeqësia”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika