Murati i reagon kryetares së Kushtetueses: Caka ka “cektësi të njohurive ekonomike”, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuara

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Nimani-Caka, ku kjo e fundit ka thënë se kryetarja e Kushtetueses ka një “cektësi të njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Nimani-Caka.

Nimani-Caka, në një intervistë për emisionin “Tempus” në KTV, i ishte kundërpërgjigjur reagimeve të pushtetit ndaj vendimeve të Kushtetueses. Ajo tha se “pala humbëse gjithmonë reagon”.

E Murati, përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, ka thënë se kryetarja e Kushtetueses ka një “cektësi të njohurive për konceptin e ekonomisë së tregut të lirë”.

“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, gjatë një interviste sonte, duke folur për natyrën e lëndëve që kanë shqyrtuar ata si gjykatës, e përmendi edhe togfjalëshin ‘ekonomia e lirë e tregut’, më shumë se njëherë. Dua të besoj që fjalën e ka pasur për konceptin e ‘ekonomisë së tregut të lirë’ apo ‘free market economy’ në anglisht. Kur e mendon që ka edhe ekonomistë në LDK që e bëjnë gabimin e njëjtë, nuk mund ta gjykosh edhe aq rëndë një shkarje të tillë të zonjës Caka, e cila me profesion është juriste. Mirëpo, për funksionin që ushtron, një cektësi e tillë e njohurive për këtë koncept ekonomik, pra ‘ekonominë e tregut të lirë’, rrezikon të prodhojë vendimmarrje të gabuar që ka pasoja të mëdha për qytetarët”, ka shkruar Murati.

Murati ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka “konfirmuar me vendimin për ta rrëzuar Ligjin për çmime Tavan se nuk ka njohuritë bazike mbi koncepte të tilla ekonomike”.

“Në lidhje me rritjen e çmimeve, të përshkallëzuar pas luftës në Ukrainë, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një analizë të bërë kishte ardhur në përfundim se mbi gjysma e inflacionit vinte si rezultat i lakmisë korporative dhe rritjes së marzhave të fitimit, e jo si presion i kostos së lëndëve të para. Kjo konfirmohet edhe në rastin e Kosovës, ku shihet qartësisht rritje mbiproporcionale e profitit të realizuar të korporatave. Për të adresuar këtë anomali të shfaqur në treg, Qeveria dhe Kuvendi kishin miratuar Ligjin për Çmime Tavan, i cili në raste të tilla të çrregullimeve, mundësonte kufizimin e marzhës së fitimit. Ligje e mekanizma të ngjashme kanë pothuajse të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian (kujtoni vendosjen e çmimit tavan për gazin natyror pas luftës në Ukrainë), e madje edhe një ekonomi si SHBA-ja që është në skaj të spektrit të konceptit të ekonomisë së tregut të lirë ka legjislacion që rregullon një gjë të tillë (vendosja e tavanit për çmimin e insulinës nga Administrata Biden). Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që me sa shihet nuk i ka as njohuritë bazike mbi koncepte të tilla, kishte vendosur ta rrëzojë Ligjin për Çmime Tavan në emër të mbrojtjes së ‘ekonomisë së lirë të tregut’”, tha Murati, që shtoi se pasojat e vendimit po vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot qytetarët.

Kryetarja e Kushtetueses u përgjigjet reagimeve të pushtetit: Pala humbëse gjithmonë ka kritika

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika