Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmirësohen.
Hill, në një prononcim për mediet serbe në Uashington, ku mori pjesë në pritjen që iu bë me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, nuk ka komentuar zhvillimet e fundit rreth rregullores së BQK-së, pasi ka thënë se ShBA-ja i ka adresuar shqetësimet më herët.
Sipas tij, duhet të ketë fokus në përmirësimin e raporteve në mes të dy palëve dhe, siç thotë ai, do të vazhdojnë përpjekjet nga ana e ShBA-së, raporton Tanjug.
“Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e për gjërat e tjera do të shohim”, ka deklaruar Hill.