Kosova ka kohë që njihet si vatër e talenteve. Prezantimi i saj në arenën ndërkombëtare në vitet e fundit ka bërë që e gjithë bota tashmë të flasë për këtë vend të vogël, duke e shndërruar shtetin tonë në tregim suksesi.
Bëhet fjalë për Alban Jakaj, talenti nga Gjakova, i cili po shkëlqen në skuadrën e tij Fiorentina, ku është grumbulluar bashkë me ekipin e 17-vjeçarëve.
Cilësitë e tij u dalluan edhe gjatë kohës sa ishte te klubi Chaminade, në ligën rajonale të Campobasso, nga ku kaloi te skuadra e Fiorentinës U17.
Jakaj luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa ka tipare edhe të një sulmuesi.
Jakaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Fiorentinës vitin e kaluar ku shkëlqeu në turneun e rajoneve të Molise.
Një lojtar elastik në fushën e blertë, që përveç se të shënojë di edhe si të shërbejë me mjeshtëri për shokët e tij, duke dhuruar asist e duke bërë kalime të shkëlqyera gjatë lojës.
Teknikën e ka gjithnjë në këmbët e tij dhe shpejtësia nuk i mungon aspak, ndërsa vazhdon të zhvillohet edhe më shumë nga dita në ditë.
Rruga e nisur tashmë prej Jakajt është ajo e duhura, e nëse vijon me hapa të tillë nuk do të vonojë dita kur të flitet më shumë për të.
17 vjeçari karrierën si futbollist e filloi në Kosovë, tek klubi i Dukagjinit të Gjakovës që bën gara në Ligën e tretë, por familja e tij emigrojë më vonë në Itali.