Gjobitet me 300 euro qytetari që hodhi mbeturina në Prishtinë, detyrohet t’i mbledhë ato

"Inspektorati i kryeqytetit duke ndjekur ankesat e qytetarëve të shfaqura edhe në rrjete sociale, ka arritur të identifikojë personin si në videon e mëposhtme. Inspektorët kompetentë kanë gjobitur të njëjtin në vlerë prej 300 eurosh dhe e kanë detyruar të njëjtin që të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat", thuhet në njoftim

Inspektorati në Prishtinë ka bërë të ditur se ka dënuar me gjobë 300 euro qytetarin të cilit i është publikuar një video duke hedhur mbeturina nga një kombi-bus në skaj të një rruge në Prishtinë.

Të njëjtin inspektorët kompetentë e kanë detyruar të mbledhë mbeturinat e hedhura dhe të pastrojë hapësirën.

“Inspektorati i kryeqytetit duke ndjekur ankesat e qytetarëve të shfaqura edhe në rrjete sociale, ka arritur të identifikojë personin si në videon e mëposhtme. Inspektorët kompetentë kanë gjobitur të njëjtin në vlerë prej 300 eurosh dhe e kanë detyruar të njëjtin që të pastrojë hapësirën në të cilën kishte hedhur mbeturinat”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka paralajmëruar kontrolle në zona të ndryshme në kryeqytet.

“Në ditët në vijim inspektorati do të vazhdojë kontrollet në zona të ndryshme në kryeqytet, prandaj kërkojmë që të gjithë të veprojmë në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë organet e kryeqytetit në synimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, të dielën, Portali Dukagjini ka publikuar videon ku shihet se si një qytetar hedh mbeturina skaj rrugës në njërën nga lagjet e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika