PDK me akuza ndaj Gërvallës dhe Damkës: Keqpërdorën rreth një milion euro

Partia Demokratike e Kosovës ka hedhur dyshime mbi pretendimet se, qëllimshëm, ministrat Donika Gërvalla-Schwarz dhe Fikrim Damka kanë keqpërdorur 1.1 milion euro

Ariana Musliu Shoshi në konferencë

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media ka pretenduar se ministrat, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Fikrim Damka kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se lidhja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it, ka qenë e kundërligjshme, përmes së cilës sipas saj është dëmtuar buxheti i shtetit.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të së cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro”, ka thënë ajo.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Kjo marrëveshje është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar, por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Donika Gërvalla–Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, ka vijuar deputetja Musliu-Shoshi.

Sipas Shoshit, nënshkrimi i atij memorandumi bashkëpunimi me Caritasin ka qenë i paligjshëm, për shkak se kjo organizatë është regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike.

Fikrim Damka, Ministria e Zhvillimit Rajonal

“Memorandumi është nënshkruar më 16 gusht 2021 nga ministri Damka dhe Caritasi. Statusi ligjor i këtij të fundit është organizatë joqeveritare e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike. Në këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin ne fuqi, që shpenzimi i buxhetit të bëhet në mënyrë siç është vepruar në këtë proces”, ka thënë ajo.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren urgjentisht me hetimin e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika