Një pjesë e tensioneve janë për shkak se Serbia ende nuk është pajtuar që Kosova është shtet i pavarur ka theksuar ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, njëherësh akademik në AShAK.
Kullashi, në “FIVE” të Dukagjinit, duke folur për tensionet e fundit dhe kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, ka thënë se nuk është në interesin e Kosovës që të moskoordinohet më fuqitë e mëdha.
“Problemi i targave u zgjidh. Kështu që nuk është në interes tonë të mos koordinohemi me fuqitë e mëdha, sepse me ato mund t’i zgjidhim problemet. Pa ato ia mbyllim vetes horizontin edhe politik edhe ekonomik… ju e dini që fuqitë e mëdha e kanë mbështetur Kosovën kundër Serbisë. Se ata nuk munden ende të pajtohen se Kosova është bërë shtetet i pavarur, se e kanë humbur. Dhe një pjesë e tensioneve është se nuk arrin ta gëlltisë që Kosova është pavarësi si shtetet”, ka theksuar Kullashi.
Më tej, akademik Kullashi ka treguar se për një pjesë të shteteve është e pakapshme se pse fuqitë e mëdha kanë qenë në anën e Kosovës.
“Kjo mbështetje ka qenë e pakapshme për një pjesë të shteteve, me zyrtarët e tyre që kam komunikuar. Dhe nuk e kanë kuptuar pse është mbështetur një vend i vogël”, ka thënë Kullashi.
Ai ka theksuar se koordinimi me faktorin ndërkombëtar nuk e cenon sovranitetin, duke shtuar se edhe shtetet e mëdha koordinohen dhe të komunikojnë rregullisht.
“…Edhe del pak a shumë një qasje të kufizuar politike ku koordinim e shohim si diçka që e cenon sovranitetin tonë. Nuk është sovranitet është i varfër. Nëse sovraniteti shkon kah izolimi, këtë e dëshiron Serbia. Problemi i Serbisë që një çerekshekulli është pesë fuqitë e mëdha e kanë mbështetur Kosovën”, ka shtuar akademiku.