Një formë të “reduktuar” të sovranitetit proklamon Qeveria se po shtrihet në vend, kur merr vendime pa një koordinim paraprak me aleatët ndërkombëtarë.
Kështu mendon akademiku dhe ish-ambasadori, Muhamedin Kullashi, i cili në “FIVE” të Dukagjinit theksoi se koordinimi nuk e cenon dinjitetin e Qeverisë.
“Koordinimi në vetvete nuk është diçka fyese, nuk është diçka që e cenon dinjitetin e Qeverisë ose të këtij institucione. Se është fjala për shtetet që na kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të na ndihmojnë. Për koordinim edhe fuqitë e mëdha bashkëpunojnë mes veti. Edhe ata nuk e kuptojnë mirë pse ne që nuk jemi shtet i madh pse përnjëherë merret vendim që s’ka nevojë për koordinim dhe theksi vihet në një formë shumë të reduktuar të sovranitetit”, ka thënë Kullashi.
Se Kosova është nën sanksione nga vetë shtetet që kanë qenë kyçe në çlirimin, rindërtimin dhe krijimin e shtetit është një situatë që nuk është e njohur më parë dhe është e pakëndshme ka theksuar akademik Kullashi.
“Është kjo një situatë e re që nuk e kemi njohur. Ne jemi që një kohë nën sanksione të shteteve mike, të cilat kanë pasur një rol vendimtar në çlirimin e Kosovës, në rindërtimin e Kosovës. Në krijim e shtetit të Kosovës, edhe ne nuk kemi pasur sitat që kemi qenë të ndëshkuar për moskoordinim dhe është një situatë e re, jo aq e këndshme, jo aq e mirë për ekonominë e Kosovë, janë kalkuluar humbje që kot sanksione i kanë prodhuar”, ka thënë ai.
Kullashi ka thënë se nuk është në interesin tonë që të moskoordinohemi më fuqitë e mëdha.
“Problemi i targave u zgjidh. Kështu që nuk është në interes tonë të mos koordinohemi me fuqitë e mëdha, sepse me ato mund t’i zgjidhim problemet. Pa ato ia mbyllim vetes horizontin edhe politik edhe ekonomik… ju e dini që fuqitë e mëdha e kanë mbështetur Kosovën kundër Serbisë. Se ata nuk munden ende të pajtohen se Kosova është bërë shtetet i pavarur, se e kanë humbur. Dhe një pjesë e tensioneve është se nuk arrin ta gëlltisë që Kosova është pavarësi si shtetet”, ka theksuar Kullashi.
Shtetit i Kosovës u kritikua para disa ditësh edhe në selinë e Këshillit të Sigurimit, për moskoordinim me faktorin ndërkombëtar, pas hyrjes në fuqi të Rregulloresë re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku parashihet ndalimi i dinarit serb në vend.
Kullashi ka theksuar se koordinimi me faktorin ndërkombëtar nuk e cenon sovranitetin, duke shtuar se edhe shtetet e mëdha koordinohet dhe komunikojnë rregullisht.
“…Edhe del pak a shumë një qasje të kufizuar politike ku koordinim e shohim si diçka që e cenon sovranitetin tonë. Nuk është sovranitet është i varfër. Nëse sovraniteti shkon kah izolimi, këtë e dëshiron Serbia. Problemi i Serbisë që një çerekshekulli është pese fuqitë e mëdha e kanë mbështetur Kosovën”, ka shtuar akademiku.