Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, mbrohen në heshtje dy të dyshuarit

Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18 vjecarit Lulzim Fejzullahu, kanë shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje para prokurorit të rastit. Të njëjtit gjatë ditës janë sjellë në Prokurorinë në Prishtinë, për tu marr në pyetje, por që sipas avokatit të njërit prej të dyshuarve gjendja e rënduar emocionale ka ndikuar në mos deklarimin e tij në këtë fazë. Ndërsa avokati i familjes së viktimës

Gati një muaj pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, dy të dyshuarit janë paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të njëjtit këtë të martë janë sjellur në Pallatin e Drejtësisë, nën masa të sigurisë derisa intervistimi i tyre zgjati pak minuta.

Kjo pasi që të dy u mbrojtën në heshtje, duke mos dashur të përgjigjen në pyetjet e prokurorit. Prezent në intervistimin e të dyshuarve të mitur ishte edhe avokati mbrojtës i familjes së viktimës.

“Ky mund të themi që po ashtu ka mbetur pranë deklaratës që ka dhënë në polici dhe nuk ka dashur të përgjigjet në asnjë pyetje as në pyetjet e prokurorit e as në pyetjet e mija si përfaqësues i të dëmtuarës së familjes, Lulzim Fejzullahut. Duket kështu që deklarimet të njëjta që të mbeten pranë deklaratës së policisë ka qenë edhe më heret kur është marr në pyetje në orën 10:30″, tha Tomë Gashi, avokat i Familjes së viktimës

Gashi tutje ka thënë se i dyshuari kryesore për këtë rast E.K është recedivist dhe dyshohet se është i përfshirë në një numër rastesh.

“Ka së paku 9 apo 10 vepra penale duke filluar prej rasteve të tentimit të vrasjes apo vrasjes në tentativë, lëndimeve të renda trupore dhe vepra të tjera të ngjashme për të cilat i ka edhe dy vepra penale aktive, dmth e për të cilat ai është deklaruar se kinse nuk e din. Mendoj se prokurori i cështjes tani më vec është duke i grumbulluar provat përfundimtare dhe së shpejti kjo procedurë përgaditore do të përfundojë”, tha Gashi.

Ndërsa avokati i E.K, Skender Musa ka thënë se gjendja emocionale e klientit të tij ka qenë e renduar dhe se si shkak i kësaj nuk ka mundur të deklarohet. Ai tha se i mituri vetëm ka shprehur keqardhje për rastin.

“Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale që e pat i mituri edhe për faktin se ishte duke përdorur medikamente mjekësore vetëm ka shprehur keqardhje, ngushllime për familjen edhe keqardhje për krejt shoqërinë që ka ndodhur rasti, këtë fazë nuk pat mundësi me u deklaru por qëndroj në tërësi pranë deklarimeve që ka dhënë në polici, nuk i mohon veprimet e shpreh keqardhjen më të thellë që ka ndodhur rasti”, tha Skënder Musa, avokati i të dyshuarit E.K

E avokati i të dyshuarit tjetër Florent Latifaj nuk ka dashur të flasë për mediat pas intervistimit të A.A duke thënë se të gjitha i kanë thënë në institucionet e drejtësisë.

18 vjeçari Lulzim Fejzullahu vdiq më 20 janar si pasojë e goditjeve që mori nga dy të miturit, të cilët fillimisht e kanë goditur me makinë e më pas edhe me shkop bejsbolli.

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika