FSK-ja pret ofertë nga SHBA-ja për Javelinin, të destinuara 75 milionë dollarë

Tashmë që kanë kaluar 30 ditët e parapara për njoftimin e kongresit amerikan për blerjen e javelinëve nga Kosova, në Ministrinë e Mbrojtjes po thonë se janë duke i pritur ofertat nga SHBA-të teksa tregojnë sa para kanë destinuar për këtë sistem. Ish ushtarakët janë optimist se pajisja do të ndodhë këtë vit, teksa inkurajojnë për armatim të ri

Secilën herë më e afërt është dita kur Javelinët do të jenë në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tashmë kanë kaluar  tridhjetë ditët e parapara për njoftimin e Kongresit të SHBA-ve rreth kërkesës së Kosovës  për blerjen e këtij sistemi anti-tank, duke e hapur rrugën për blerjen e tyre.

Procedurat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të fillojnë menjëherë, teksa tregojnë edhe shumë që është planifikuar për të blerë predhat amerikane.

“Nga kjo datë vetëm se jemi duke i pritur ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vazhduar më pas në procedurat e belrjes duke u bazuar në ofertën, por gjithashtu edhe në planifikimin e FSK-së. Kostoja totale e prokurimit, vlerëoshet të jetë 75 milionë dollar amerikanë, ndërsa në këtë pako përfshihet edhe trajnimi i ushtarakëve të FSK-së’, tha Liridona Gashi Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gashi bën me dije se buxheti ua mundëson që të blejnë edhe armatim të ri, për cka edhe janë duke i bërë planfikimet këtë vit.

Ndërkohë ish ushtaraku Hysen Gecaj është optimist se sistemin Javelin ushtria do ta përvetësojë brenda 2024-tës.

“Unë shpresoj që brenda vitit edhe për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë dhe në Veri të Kosovës Javelinët do të arrijnë brenda vitit në Kosovë, kështu që në këtë aspekt jam optimist me kusht që most ë kemi ndonjë problem tjetër që mund të ndikojë në anulimin apo zvarritjen e javelinëve në Kosovë”, tha Hysen Gecaj – Ish Kolonel i FSK-së.

Po aq të nevojshëm e të domosdoshëm pajisjen pa vonesa e sheh ish koloneli i FSK-së Afrim Veseli.

“Unë shprsoj shumë që Ministria e Mbrojtjes të përshpejtojë hapat në procedurat e tenderimit, për blerjen e tyre dhe ato sa ma shpejt të vijnë në Kosovë dhe të fillojë trajnimi i pjestarëve të FSK-së për përdorimin e tyre, kjo do të shkojë në favor të mbrojtjes së territorit të vendit. Situtaa e sigurisë është shumëe brishtë ardhja e këtij sistemi, është tepër i nevojshëm dhe i domosdoshë”, tha Afrim Veseli – Ish kolonel i FSK-së.

Përndryshe përvec sistemit Javelin Kosova e posedon një sistem antitank të ngjashëm të blerë nga Turqia.

Bëhet fjalë për sistemin Omtas, të cilin edhe e kishin ekspozuar në Defender Europe 23.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika