Ish-Presidenti Nishani ka ndërruar jetë të shtunën e 28 majit, në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.
Me vendim të Qeverisë së Shqipërisë, flamuri do të ulet në gjysmështizë në institucionet shtetërore dhe publike, në nder të ish-kreut të shtetit.
Ndërkaq, ceremonia zyrtare e homazheve do të jetë po ditën e enjte të 2 qershorit, prej orës 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.
Nga buxheti i veçantë i shtetit i cili është i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022, do të përballohen të gjitha shpenzimet e varrimit.
Nishani do të varroset në varrezat e Sharrës sipas përcaktimit të familjes së tij.
Gjatë ditës së mërkurë të 1 qershorit kanë nisur homazhet në sallën “Skënderbeu” të Presidencës shqiptare në nder të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.