Safari, Shfletuesi i Apple është bërë shfletuesi i dytë që ka mbi një miliard përdorues, që nënkupton se përdoret nga 20 për qind e përdoruesve në botë.
Atlas VPN ka nxjerrë të dhënat nga GlobalStates dhe InternetWorld Stats, ku sipas shifrave të tyre Google Chrome ka mbi 3.3 miliardë përdorues në botë. Sidoqoftë, shfletuesi ‘Safari” nuk është as afër shfletuesit Google Chrome sa i përket shifrave.
Atlas VPN ka nxjerrë të dhënat nga GlobalStates dhe InternetWorld Stats, ku sipas shifrave të tyre Google Chrome ka mbi 3.3 miliardë përdorues në botë. Kjo do të thotë që Chrome ka më shumë se 64 për qind të tregut të përgjithshëm të shfletuesve, pastaj renditen Safari, Microsoft Edge, Firefox dhe Samsung Internet.
Në rastin e Samsung Internet, ky shfletues ka gati 150 milionë përdorues apo 2.8 për qind të tregut.