Sot vazhdon seanca plenare në Kuvend, pritet të zgjidhet një anëtar i Kushtetueses

Duke filluar nga ora 11:00, Kuvendi do të mbajë vazhdimin e seancës plenare

Kuvendi i Kosovës./ Foto: Anduena Bajqinovci.

Të mërkurën e 14 shkurtit, në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare.

Kjo seancë, e cila pritet të fillojë nga ora 11:00, ka katër pika në rend dite.

Në këtë seancë pritet të zgjidhet komisioneri parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pritet të bëhet përzgjedhja e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës

  • Votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  • Propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  • Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  • Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika