Dy të dyshuar janë paraqitur dje në Stacionin e Policisë në Prizren, pasi një ditë më parë u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy të dyshuarve të tjerë.
Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë.
“Janë paraqitur në stacion dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë.
Njoftohet se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.