Podujevë, dorëzohen në polici rreth 15 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara

Në stacion policor në Podujevë janë dorëzuar shtatë mijë e 380 monedha metalike dy euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara

Fotografi ilustrim. Bizneset dhe disa kompani të autobusëve nuk pranojnë më monedhën dy euro.

Një punonjëse e bankës ka dorëzuar në stacion policor në Podujevë shtatë mijë e 380 monedha metalike dy euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se punonjësja ka deklaruar që paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

”Rr. ‘Bulevardi i Dëshmorëve’, Podujevë  13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika