Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Në këtë takim, kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin Abbott për punën dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.
Gjatë bisedës, ata kanë reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit.
“Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kryeministri Kurti e ka uruar ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme.