Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “mashtrim” në Klinë. Policia njoftoi se ankuesi që është paraqitur në polici ka thënë që disa persona kanë pasur qëllim për të pranuar një shumë të parave nga një anëtar i një organizate humanitare në Zvicër, në emër të vëllait i cili është i burgosur në Serbi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se personat e dyshuar “kanë grumbulluar edhe më herët një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit, i cili është i burgosur në Serbi”.
Pas intervistimit, të të dyshuarve në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.