Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë virtualisht në takimin e 19-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.
Në këtë takim fokusi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.
“Sot, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, morëm pjesë në takimin virtual, të 19-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III. Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Maqedonci ka thënë se Kosova ka rikonfirmuar mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus.
“54 shtetet anëtare në mesin e të cilave dhe Kosova, edhe një herë rikonfirmuam mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus”, ka vijuar ai.