Një person kapet duke mashtruar me kufje dhe kamerë në provim për patentë shofer

"Sot, në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, gjatë monitorimit të procesit te provimit, Komisioni Monitorues ka hasur në një person të dyshimtë i cili ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë"

Përmes kufjes dhe kamerës një person ka tentuar të mashtrojë në provimin për patentë shofer.

Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka theksuar se të dyshuarit do t’i ndalet pjesëmarrja në provim për 3 vjet.

Durmishi ka theksuar se “të gjitha keqpërdorimet do t’i ndalim”.

“Sot, në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, gjatë monitorimit të procesit te provimit, Komisioni Monitorues ka hasur në një person të dyshimtë i cili ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë. Këto mjete i njëjti i ka shfrytëzuar me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C.  Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici. Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojmë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojmë askënd të bëjë veprime të tilla.

Ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerren masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do ti ndalohet hyrja në provim për 3 vite”, ka shkrua Durmishi në Facebook.

Kujtojmë se në fillim të shkurtit Durmishi alarmoi për dyshimet e një ndërmarrjeje kriminale, që ka të bëjë me keqpërdorime që lidhen me pajisjen për patentë shoferë.

Lidhur me këto dyshime, Prokuroria Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.

Durmishi kishte përmendur edhe njësinë për patentë shoferë në qytetin e Pejës, ku, sipas tij, rreth 666 kandidatë kanë kaluar provimin praktik në kategoritë B, C dhe C1.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika