Ish-diplomati Blerim Canaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me raportet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Canaj, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se fakti që opozita takohet më shpesh me zyrtarë të SHBA-së tregon se qeveria s’i ka punët mirë.
Ai i përmendi vizitat e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe të Enver Hoxhajt të PDK-së në SHBA.
“Kur e shoh Haradinajn që shkon në Amerikë e takon njerëz, më vjen mirë. Më duket se ende po e kemi një shpresë edhe një person tjetër që ka komunikim është Hoxhaj i PDK-së. Edhe tash jemi në një pozitë të tillë, që opozita po i mban kontaktet me partnerët kyçë. A po i bie që qeveria jonë i ka punët mirë? Absolutisht jo! A i bie që konsekuencat për Kosovën të shtohen, absolutisht po. Bashkësia ndërkombëtare, ShBA janë të lodhura nga veprimet donkishotiane të Kurtit”, tha ai.