14 shkurti shënon në mbarë botën ditën e të dashuruarve, por kjo nuk e ka ndalur të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun të kritikojë qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Nga Lipjani, Abdixhiku ka thënë se “thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet”.
Sipas tij, çdo i djathtë, patriot e rugovistë, ka vetëm një adresë, LDK-në.
“Sonte, qëndrova në Lipjan. Aty takova strukturat udhëheqëse të kësaj dege. Diskutuam hapur, shtruam planet drejtë. Mobilizimi ynë nacional po merr formë ndërsa këtu do të shkëlqejë! Folëm për vizionin tonë. Rrugën e Re si përgjigje ndaj popullizmit dëshpërues që në vit të fundit qeverisës s’mund të numërojë asnjë projekt përmbajtësor. Thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet. Ky vend, do të flet!
Në këtë vit zgjedhor çdo i djathtë, patriot e rugovist, ka vetëm një adresë. Atë të Lidhjes sonë. Si forcë që garanton rrugëtimin euroatlantik – me miq e plot aleat – si bindje që ofron zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për gjeneratat e tanishme e atyre në vijim”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.
Duke iu referuar partisë në pushtet, Abdixhiku tha se “popullistët e majtë”, “s’japin më shumë”, përveç se “urrejtje e propagandë”.
“Popullistët e majtë i patë. Viti i katërt tashmë. S’japin më shumë; s’munden më shumë. Janë përplot urrejtje, përplot propagandë, e punë askund! Koha jonë po vjen!”