Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës dhe kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të raportojë para deputetëve të Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 09:00, temë diskutimi do të jetë procesi i dialogut me Serbinë. Raportimi i tij do të jetë me dyer të mbyllura për media
Ndryshe, dje, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes platformës “X”, ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve.