Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se nën kërcënimin e armës e ka kryer veprën penale “dhunim”, ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12 shkurt në Vushtrri.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 12.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.