Arrestohet një person në Leposaviq, pengoi policët gjatë detyrës zyrtare

I dyshuari nuk i ishte bindur urdhrave të policëve në rrugë dhe me veturën e tij e kishte goditur veturën e policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.

Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti nuk u ishte bindur urdhrave të policëve që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë, duke i shkaktuar dëme materiale.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk u kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë, duke i shkaktuar dëme materiale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika