Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati do ti nënshtrohet sot testeve mjekësore dhe më pas do të prezantohet, mëson RTV Dukagjini.
Huazimi vlen deri në fund të qershorit. Klubi kroat nuk e ka opsionin e blerjes së kartonit në fund të sezonit.
Në kohën sa luante te Lokomotiva kishe hyrë në histori të Superligës së Kroacisë si lojtari i dytë më i ri që shënon hat-trick (19 vjet, 8 muaj dhe një ditë).
Kastrati kishte edhe mundësi të tjera, por zgjodhi Lokomotivën, klub ku është rritur si lojtar.
Sulmuesi i krahut ka shënuar 4 gola këtë edicion me Fehervarin në elitën e futbollit të Hungarisë dhe ka bërë edhe dy asistime në 19 ndeshje.
25 vjeçari ka edhe një gol për Kosovën në 17 duele sa ka luajtur.