Çitaku kritikon Bislimin për “kërcënim” të BE-së: Kjo gjuhë ngjason në përleshje të kafeve, e rrezikshme

"Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga zv.kryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme. Arrogancë e injorancë. Mjerim.", ka shkruar Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke thënë se gjuha e përdorur prej tij është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën, pasi sipas saj, ai ka lëshuar një “kërcënim ndaj BE-së” mbrëmë në një intervistë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Bislimi ka përdorur një gjuhë jozyrtare ndaj liderëve të Gjermanisë dhe Francës, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.

Nënkryetarja e PDK-së e ka akuzuar për arrogancë e injorancë Bislimin.

“Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë. Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur të mos mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike. Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga zv.kryeministri, është e dëmshme dhe e rrezikshme. Arrogancë e injorancë. Mjerim.”, ka shkruar Çitaku.

Deklarata e Çitakut vjen pasi mbrëmë Bislimi në një intervistë në KTV ka thënë se “masat për deeskalim duhet të hiqen për shkak të deeskalimit, mos na detyroni ta eskalojmë situatën për t’ju treguar që e deeskalojmë prapë. Situata në veri ka deeskaluar, tregon që masat që janë vendosur për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika