Në mungesë të deputetëve është shtyrë sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas rikthimit nga pauza të Kuvendit, një pjesë e madhe e deputetëve nuk ishin në sallën plenare.
Kështu duke bërë që kryeparlamentari Glauk Konjufca të shtyjë për seancën e radhës votimin e nëntë marrëveshjeve ndërkombëtare, që ishin në rend të ditës në seancën e sotme.
Konjufca ka thënë se këto pika të rendit të ditës do të barten në seancat e radhës.