Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar se ministri Latifi ka takuar Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv së bashku me Ambasadoren e Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri.
Ai ka falënderuar ambasadoren Ziv për bashkëpunimin e vazhdueshëm drejt avancimit të kapaciteteve shëndetësore të Kosovës dhe mundësisë së trajnimit në nivel të lartë.
‘’Në këtë takim Ministri Latifi falënderoi Ambasadoren Ziv për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt avancimit të kapaciteteve shëndetësore të Kosovës, fillimisht duke mundësuar që tre profesionistë shëndetësorë nga Kosova të shkojnë në Izrael gjatë muajit qershor, për të marrë pjesë në trajnimin e nivelit të lartë “Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore në kohë krizash”, që organizohet nga Agjencia e Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar “MASHAV”, është shkruar në njoftimin e ministrisë.
Gjatë falënderimit për bashkëpunim, Latifi ka thënë se përmes këtij trajnimi të mundësuar për menaxherët shëndetësorë të Kosovës do të kontribuohet në forcimin e ekspertizës menaxheriale shumë të nevojshme për të ardhmen.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimet e tjera që kanë të bëjnë në fushën e shëndetësisë, sidomos në trajnimin e stafit shëndetësor të Kosovës, duke sjellë edhe ekspertë nga Izraeli në Kosovë për disa prej shtyllave kryesore të transformimit të shëndetësisë së vendit.
Së fundmi, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka shpalosur planin e tij të transformimit të shëndetësisë së Kosovës në Valhalla-New York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M.Del Guercio- si profesor vizitues dhe i shquar i hulumtimeve shkencore.
Latifi shpalos planin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës në New York