Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin për marrëdhëniet me shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, imzot Paul Richard Gallagher.
Ky takim është mbajtur në kuadër të Konferencës së Sigurisë që është duke u mbajtur në Munih.
Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla këtë takim e ka cilësuar si të shkëlqyer ku kanë diskutuar një gamë të gjerë temash.
Excellent meeting with Archbishop Paul Gallagher,🇻🇦 Secretary for Relations with States, at #MSC2024. Discussed a wide range of topics, including 🇽🇰’s progress in democratic indicators & religious freedom. pic.twitter.com/dG5qecUVfl
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 16, 2024
Gërvalla ka thënë se në Munih do t’i theksojnë kërcënimet e sigurisë ndaj Kosovës dhe rajonit, si një ndër sfidat më urgjente.
Ajo ka shtuar se në takimet e nivelit të lartë, do të theksojë imperativin për veprim për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
In Munich for #MSC2024, to exchange views on some of today’s most pressing security challenges—including the growing security threats toward Kosova & the region. In high-level meetings, I will emphasize the imperative for action to uphold peace & stability in the Western Balkans. pic.twitter.com/5wAiR55yIX
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 16, 2024
Përpos Gërvallës, në këtë konferencë është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pritet që sot të takohet me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.
Lexo dhe: Kurti dhe Borrell pritet të takohen në Munih
Siç është bërë e ditur në rendin e ditës, takimi pritet të fillojë në ora 16:30.
Konferenca e Sigurisë në Munih nisi këtë të premte, më 16 shkurt, në një kohë kritike përderisa në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump.
Lexo dhe: Nis Konferenca e Sigurisë në Munih
Në këtë konferencë marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.