VV-ja kërkon shkarkimin e Bordit të KPM-së për “rrezikim të sigurisë nacionale me kanalet serbe”

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, duke thënë se vendimi për pezullimin e kanaleve serbe ka rrezikuar sigurinë nacionale

Pamje nga mbledhja e Komisionit të Pavarur për Media, e thirrur thirrur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku e Besim Muzaqi, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), duke theksuar se ka rrezikuar sigurinë nacionale me vendimin e saj për pezullimin e kanaleve serbe të “Arenas”.

Deputeti Isaku ka theksuar se ndalimi i programeve serbe ishte si qëllim për të mos cenuar sigurinë nacionale.

“Me të vërtetë është cenuar siguria nacionale dhe interesi i përgjithshëm i Republikës së Kosovës. Sepse krejt dynjaja e di, krejt ky vend e di që është atakuar siguria nacionale më 3 tetor. Edhe ju jeni kanë të bindur fuqishëm se është atakuar siguria dhe interesi i përgjithshëm në vend. Çka ndryshoi?”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, deputeti Muzaqi ka shprehur dyshime se si kishte ndodhur që në mbledhjen e KPM-së hyri në rend dite pezullimi i vendimit për kanalet e “Arenes”.

Ai gjithashtu ka theksuar se KPM-ja duhet të jetë e pavarur nga ndikimet e Ambasadave dhe shoqërisë civile.

“Është mirë me kanë të pavarur edhe nga Ambasadat kur ju shkruajnë, edhe nga shoqëria civile, edhe nga njerëzit që kanë interesa të caktuara. Krejt rrjedha e kësaj ngjarjeje po çon se ju të pavarur prej neve po… rasti është i rëndë sepse po flasim për një vendim që ia kthen mundësinë një operatori kanalet që kanë bërë glorifikim të terroristëve”, ka thënë Muzaqi, transmeton EO.

Në anën tjetër, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka shpjeguar se vendimi për shfuqizimin e pezullimit u mor pas një periudhe të konsiderueshme, pasi kanë pranuar një letër nga “Arena”.

Ai ka theksuar se mesazhet e publikuara në kanalet serbe kanë cenuar sigurinë dhe interesin nacional, dhe ka siguruar se janë ndërmarrë masa për të parandaluar rikthimin e mesazheve politike në kanalet sportive.

“Në fund jemi ballafaquar me kërkesa direkte nga ‘Arena’, me lutjen aman rishqyrtojeni vendimin se po cenohet e drejta e një komuniteti të caktuar nga ngjarjes sportive. Kemi mekanizma të ri që garantojnë se mesazhe të tilla politike në kanalet sportive kurrë më nuk do të përsëriten. Jep siguri se në plotëni respektohen Rregulloret e KPM-së. Kjo letër i është dërguar edhe ambasadave në Kosovë”, ka thënë Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika