Begaj uron Osmanin: Shqipëria krah Kosovës përballë çdo kërcënimi

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria do të jetë krah Kosovës përballë çdo kërcënimi apo sfide dhe do të jetë përkrahëse për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë së saj përmes një telegrami, dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Begaj tha se Kosova sot është jo vetëm realitet i pakundërshtueshëm, por edhe një shembull se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

“E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilit janë të lidhura pashmangshmërit me qytetërimin euroatlantik”, tha Begaj në letrën e tij.

Më tej, presidenti shqiptar tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi a sfide si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika