Rrëfimi i Zarife Gashit, që ka shërbyer si mjeke gjatë kohës së luftës në Mramor

Zarife Gashi ka rrëfyer përvojën e saj dhe eksperiencën e përjetuar nga shërbimi i saj, si mjeke e vetme në fshatin Mramor të Prishtinës gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë

Zarife Gashi ka rrëfyer përvojën e saj dhe eksperiencën e përjetuar nga shërbimi i saj si mjeke e vetme në fshatin Mramor të Prishtinës gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Në emisionin “Moment”, Zarife Gashi ka thënë se gjatë shërbimit të saj si mjeke gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë ka pasur rreth 3000 pacientë dhe mbi 15 lindje të përcjella në ambulancë të improvizuara si dhe me një orar të tejzgjatur për t’u shërbyer personave që kanë nevojë për ndihmën e saj.

“Gjatë kohës së luftës ka shërbyer si mjeke në fshatin Mramor në Prishtinë, gjatë vitit 1997. Së bashku me shoqatën ‘Nënë Tereza’ kemi shkëmbyer ilaqet të barabarta, si përgatitje për kohën e luftës. Ka qenë përshtypje shumë të rënda, pasi që isha e vetmja mjeke në fshat. Shtëpia ime ishte e kthyer në ambulancë, sepse nuk e plotësojke nevoja për shërbim vetëm në ambulantë, andaj nga përkrahja e familjes shtëpia u kthye si ambulancë. Ambulanta e asaj kohe nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për t’u shërbyer pacientët. Fluksi i madh i pacientëve ka qenë qoftë nga Llapi, Karadaku etj, Kam punuar prej 07:00 mëngjesit deri në 19;00 të mbrëmjes, me kapacitet maksimal. Pa ndërprerë, tre javë duke mjekuar pacientë të plagosur, lindje. Kënaqësi e madhe kur ke shërbyer me punë kaq të mëdha, duke shpëtuar dhe lindur një jetë. Mbi 3000 pacientë, 15 lindje të mbikëqyra në ambulancën e improvizuar”, ka thënë Gashi.

“Kur u sulmua Mramori, e vetmja gjë që bëra ishte paketimi i ilaqeve dhe çantat me ilaqe e drejt në pyll. Kam trajtuar pacientë të ndryshëm edhe në pyll”, ka thënë Gashi.

Zarife Gashi ka kujtuar edhe një rast të lindjes së një djali në mes pyllit, kur pas 15 vjetësh e ka vizituar ai, dhe atë takim e ka cilësuar si “të paparashikuar dhe me emocione të veçanta”.

Madje, Gashi ka theksuar se emri i saj ka qenë i kërkuar nga forcat e okupatorit serb gjatë periudhës së luftës, por që ajo i mbijetoi “duke u fshehur në pyll” rreth shtatë javë qëndrimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika