Administrata e Joe Biden është duke kërkuar për një hetim rreth vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhëi ka bërë këto komente derisa ka udhëtuar me Air Force One krah me presidentin Biden.
Kjo thirrje i bën jehonë qëndrimit të dëgjuar gjatë ditës nga Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, që ka theksuar se kur një person vdes gjatë ndalimit, presupozimi është që shteti është vetë përgjegjës.