Policia e Prishtinës ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rast të gjuajtjes me armë zjarri.
Policia ka sekuestruar po ashtu dy armë zjarri.
Në kërkim janë edhe tre persona të tjerë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Qendra kanë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm (gjuajtje me armë zjarri), që ka ndodhë me 25 janar 2024 në rrugën Ferat Dragaj në Prishtinë”, thuhet ne njoftimin e policisë.