Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në urimin e saj, e para e vendit ka bashkëngjitur një fotografi në të cilën duket edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.